Vendosni fjalën kyçe....

Të shtëna me armë gjatë operacionit policor në Shkodër, personi në kërkim largohet


Të shtëna me armë zjarri janë raportuar në Shkodër gjatë një operacioni të zhvilluar nga Policia e Shtetit për kapjen e një personi të konsideruar me rrezikshmëri të lartë.

Ngjarja ka ndodhur në lagjen Kiras, ku sipas burimeve policore një shtetas në kërkim ka qëlluar në ajër me armë zjarri në momentin që efektivët po e ndiqnin në një perimetër të afërt.

Pas të shtënave, personi është larguar në drejtim të paditur.

Burime nga policia bëjnë me dije se bëhet fjalë për shtetasin me inicialet B.B., i cili është në kërkim edhe për vepra të tjera penale.

Menjëherë pas incidentit, në zonë kanë mbërritur dhjetëra forca policie, të cilat kanë rrethuar lagjen dhe kanë vendosur masa të rrepta sigurie, ndërsa vijon operacioni për kapjen e tij.