Vendosni fjalën kyçe....

Rama: Hekurudha Durrës-Tiranë, linja e parë e elektrifikuar në vend nis operimet në fillim të vitit të ardhshëm


Kryeministri Edi Rama në mbledhjen e grupit të PS u shpreh  se një udhëtim pas në kohë tregon punën kolosale që PS ka bërë në infrastrukturë. Ai prezantoi projektet për rindërtimin e sistemit hekurudhor, duke përfshirë 530 km linja të reja sipas standardeve të BE-së.

Rama njoftoi se hekurudha Durrës-Tiranë dhe aeroporti i Rinasit do të jenë linja e parë elektrifikuar me 12 stacione, që do të nisë operimin në fillim të vitit të ardhshëm. Hekurudha Vlorë-Hani i Hotit pritet të nisë në fund të vitit dhe të përfundojë në 2030.

“Dua t’i ftoj të gjithë ju që jeni këtu dhe ata që kanë besuar drejtimin e Shqipërisë, edhe këdo që nuk ka frikë ta provojë ta marrë me mend që t’ia heqim në një çast vendit arteriet e reja dhe ta marrin dhe njëherë me mend rrugën e vjetër për në Dibër.

Çdo mendje e lirë nga urrejtja politike, i mjafton vetëm një udhëtim pas në kohë për të pranuar pa asnjë gajle punën kolosale që është bërë.

Për të rindërtuar infrastrukturën hekurudhore nga hiçi ku e katandisi liri-demokracia, duhet një reputacion, një situatë ekonomike dhe mundësi financimi që deri dje Shqipëria nuk e kishte.

Tani nuk kemi vetëm një synim por një plan konkret për të ndërtuar rreth 530 km hekurudhë sipas standardeve të Be të elektrifikuar dhe integruar, projekte konkrete.

Hekurudha Durrës-Tiranë, aeroporti i Rinasit do të jetë linja e parë e elektrifikuar në vend me 12 stacione që do të nis operimet në fillim të vitit të ardhshëm.

Hekurudha Vlorë – Hani Hotit është në proces prokurimi, ndërtimi pritet të nisë në fund të këtij viti dhe do të përfundojë në vitin 2030.

Ka përfunduar me bashkëpunim me Kosovën studimi i fizibiliteti he projekti paraprak për hekurudhën e kombit, Durrës-Prishtinë me gjatësi 105 km, 4 tunele dhe 43 ura. në takimin e fundit me Kurtin kemi folur dhe për 2 pista financimi të huaj”, tha Rama.