
Një shtetas turk është plagosur me armë zjarri në Tiranë.
Ngjarja ka ndodhur në Sauk ndërsa i plagosuri është dërguar për mjekim në një spital privat me plagë në shpatull.
Dyshohet se edhe autori I plagosjes është shtetas turk, shkruan BW.
Njoftimi
“Tiranë/Informacion paraprak-Më datë 09.03.2026, rreth orës 19:25, është paraqitur për mjekim në spital shtetasi i huaj turk H. U, 39 vjeç, i cili dyshohet se është plagosur me armë zjarri në një lokal në Sauk. 39-vjeçari ndodhet jashtë rrezikut për jetën. Grupi hetimor po punon për identifikimin dhe kapjen e autorit si dhe sqarimin e plotë të rrethanave të rastit.”