Vendosni fjalën kyçe....

Aksident fatal në Shkodër


Një burrë ka humbur jetën pas një aksidenti në Shkodër mbrëmjen e sotme.

Viktima Naim Kurtoviq dyshohet se ka humbur drejtimin e mjetit qëe drejtonte duke dalë nga rruga dytësorë në aksin Shtoj-Ish-Reparti Ushtarak.

Pas daljes nga rruga ai është përplasur me një shtyllë dhe me nj՗ mur rrethues duke humbur jetën.

Njoftimi i policisë

“Shkodër / Informacion paraprak-Rreth orës 19:25, në aksin rrugor “Shtoj – Ish-Reparti Ushtarak”, në një rrugë dytësore, shtetasi N. K., duke drejtuar automjetin e tij, dyshohet se ka humbur kontrollin mbi drejtimin e automjetit dhe për pasojë automjeti është përplasur me një shtyllë dhe një mur rrethues.

Si pasojë, shtetasi N. K. ka humbur jetën. Grupi hetimor po punon për sqarimin e rrethanave të këtij rasti.”