
Benfika ka humbur një mundësi të artë për të ngushtuar largësinë nga Porto e vendit të parë pasi nuk shkoi më shumë se barazimi në derbin e mbrëmjes.
Megjithatë është për t’u vlerësuar fakti se kryeqytetasit arritën të barazojnë pasi e mbyllën pjesën e parë në humbje 2-0 dhe barazimi është një fitore e vogël.
Benfika mban vendin e tretë në renditje, shatë pikë larg kreut që mbahet nga Porto dhe tre pikë më pak se Sportingu.