Vendosni fjalën kyçe....

Osmani: 7 Marsi festa e shpirtit të kombit tonë, shkolla shqipe ishte akt qëndrese në kushte sakrifice


Presidentja e Kosovë, Vjosa Osmani, ka uruar 7 Marsin,  Ditën e Mësuesit, duke e cilësuar këtë datë si një festë që simbolizon qëndresën dhe mbijetesën e kombit shqiptar përmes gjuhës.

Përmes një postimi në Facebook, Osmani theksoi se shkolla shqipe ka qenë një akt qëndrese ndër vite, duke kujtuar sakrificat e mësuesve që në periudha përndjekjesh e mbajtën gjallë gjuhën dhe arsimin.

 

“7 Marsi është festa e shpirtit të kombit tonë, i cili mbijetoi falë gjuhës shqipe

7 Marsi është festa e shpirtit të kombit tonë, i cili mbijetoi falë gjuhës shqipe.

Shkolla shqipe ishte akt qëndrese, në shtëpi, në bodrume e në kushte sakrifice.

Në kohë përndjekjesh, mësuesit shqiptarë nuk u dorëzuan. E mbajtën gjallë gjuhën, librin dhe ëndrrën e një kombi që donte të jetonte i lirë.

Nga banka e parë e shkollës deri te universitetet, është i njëjti mision, të rrisim breza që e duan gjuhën, atdheun dhe lirinë.

Prandaj, 7 Marsi është një ditë mirënjohjeje dhe respekti për çdo mësues që, përmes dijes dhe përkushtimit edukon brezat dhe forcon themelet e shtetit.

Urime 7 Marsi të gjithë mësuesve!”