Vendosni fjalën kyçe....

“Mos abuzoni me hapësirat publike”- Nënkryetari i Bashkisë së Tiranës


Nënkryetari i Bashkisë së Tiranës , Blendi Sulaj, ka paralajmëruar bizneset që të mos zënë hapësirat publike me tavolina dhe karrige shtesë gjatë sezonit pranveror.

Gjatë një takimi me administratorët e zonave rurale të Tiranës dhe drejtues të Policisë Bashkiake, Sulaj theksoi se strukturat e Bashkisë së Tiranës po monitorojnë situatën dhe nuk do të tolerojnë abuzimet me hapësirën publike.

“Thirrjen e kam për të gjitha bizneset të cilat, me rritjen e temperaturave mendojnë se nuk i kemi në monitorim, dhe si rrjedhojë shtojnë tavolinat dhe karriget, duke zënë trotuaret.

Ne i kemi të gjitha në monitorim dhe nuk do të lejojmë asnjë biznes, i cili do të abuzojë me hapësirën publike. Qytetarët kanë hapësirën e tyre, biznesi po ashtu, këto janë rregullat e bashkëjetesës.

Me ardhjen e pranverës ka një tendencë, jo nga të gjithë, por nga disa biznese në zona të caktuara, të cilat i shtojnë tavolinat dhe i detyrojnë qytetarët të dalin në korsitë e biçikletave për t’u kthyer prapë në trotuar”, tha Sulaj.