
Kryeministri Edi Rama ka komentuar protestat e opozitës gjatë inspektimit të aksit provizor Librazhd-Prrenjas.
Rama u shpreh se qeveria ka arsye për t’u kritikuar, por theksoi se zhvillimet dhe puna e bërë flasin vetë. Ai shtoi se nuk duhet të përsëritet situata kur shqiptarët, sipas tij, pengojnë vetë momentet e rëndësishme për vendin.
“Ne kemi plot arsye për tu kritikuar, unë vet mendoj se jam socialisti më i pakënaqur dhe pakënaqësia te socialistët është virtyt. Por, përtej gjërave që nuk shkojnë, tërësia e gjërave flet vetë.
Ne nuk kemi për ta lejuar të na ndodhë përsëri ajo që u ka ndodh shqiptarëve shumë herë në histori, kur i janë afruar momentit për të marrë kthesën e madhe, janë ngatërruar me këmbët e tyre për shkak të shqiptarëve. Më të egrit armiq të shqiptarëve, janë shqiptarët.
Gjithë ato çfarë bëhet në ato pocaqi protesta, që janë si jashtëderdhje njerëzore në bulevard, bëhet vetëm për fotografitë që prodhohen nga zjarret dhe nga dhuna për tu çuar nëpër botë.
Për të thënë kjo është Shqipëria, mësoi shkoni në Shqipëri, mos bëni tur, mos investoni, mos besoni tek Shqipëria, se është e zhytur në korrupsion.
Si qenka Shqipëria e zhytur në korrupsion, kur po luftohet më shumë se çdo herë tjetër, po të shohësh faktet sot që flasin, edhe rastet që trajtohen dhe që janë trajtuar janë 85% raste që i përkasin mandatit të parë dhe të dytë, dhe në të gjitha ato rastet 10 janë me akuzën e korrupsionit, shumë më ndryshe e vërteta nga sa tregohet.
Patjetër që kemi problem me korrupsionin, por a po e lufton tjetër kush në rajon, siç po e luftojmë ne, askush”, tha Rama.