Vendosni fjalën kyçe....

“S’kisha asnjë qëllim ta fyeja” – Balla i kërkon ndjesë Vokshit


Pas përplasjes së ashpër dhe të sharave në seancën e sotme, kreu i grupit parlamentar socialist Balla i

ka kërkuar ndjesë deputetes demokrate Albana Vokshi. Në sqarimin e tij Balla tha se nuk kishte asnjë qëllim që ta fyente Vokshi dhe se numri 0900 ka të bëjë me një numër telefonik në BE që merret me informacione mbi BE-në.

“Kjo situatë nuk ka të bëjë fare me gjithçka kam thënë unë sepse nuk ka lidhje fare asnjë fyerje. Bëhet fjalët për një numër telefonik që në BE merret për të marrë informacion mbi bashkimin evropian. Kush ka nevojë të marrë informacion mbi BE, ka një numër ku ti mund të marrësh informacion për të vendimmarrjen e BE. Sa i përket keqinformimit nëse kolegia Vokshi ndihet e fyer, unë i kërkoj ndjesë. Por nuk ka asnjë… Isha duke folur për reformën e BE, ja ku e keni numrin me 0900 të BE-së ku çdo qytetarë i BE, merr informacion për vendimmarrjen në BE. Kush do, që ta përdorur këtë situatë për të nxitur protestat, për të frymëzuar dështimin e protestave, le ta marrin. Zonja Vokshi, nëse ndihesh e fyer të kërkoj ndjesë. Ndërkohë, kryetar, për të gjithë atë lum rrugaçi të një njeriu që nuk njeh as din as iman, as familje, sigurisht që unë dhe për dëmtimin e pajisjeve… në këto kështu kërkoj ndërprerje seancës deri kur të rikthehet normaliteti në sallë. Ndjesë nëse ndihet dikush i fyer.” – tha Balla.