
Opozita në Kuvend ka shigjetuar ish-ministren e Punëve të Jashtme, Elisa Spiropali, lidhur me largimin e saj nga detyra. Mes tyre, deputeti i Partisë Demokratike, Belind Këlliçi, i cili i përmendi largimin e saj si një nga të paktat anglishtfolëse në grupin e PS-së.
Me ironi, Spiropali u përgjigj se asnjë gjuhë tjetër nuk e flet më mirë sesa shqipen.
Ajo shtoi se çdo detyrë në Kuvend është nder i madh, ndërsa e vetmja gjë për të cilën i vjen keq është që largimin e saj e paralajmëroi Sali Berisha dhe jo ndonjë tjetër.
“Unë nuk flas vetëm anglisht, por edhe gjuhë tjetër të huaj. Por më mirë se shqipen nuk flas asnjë gjuhë. Edhe flas shqip, flas troç dhe flas sic duhet me Shqipërinë dhe për Shqipërinë.
Cdo detyrë këtu në Kuvend është nder i madh. E vetmja gjë për të cilën më vjen keq është që largimin e paralajmëroi Sali Berisha dhe jo ndonjë tjetër. Vetëm për këtë jam e habitur që i doli fjala dhe për asgjë tjetër”, tha Spiropali.