Vendosni fjalën kyçe....

“Rama shkruan me padronin e tij Vuçiç” – Berisha njofton protestë ditën kur do diskutohet imuniteti i Ballukut


Kreu i PD-së Berisha u bëri thirrje qytetarëve të protestojnë ditën që do diskutohet imuniteti i zv.kryeministres Belinda Balluku.

Ai akuzoi kryeministrin Rama se po bashkëpunon me presidentin serb Vuçiç, duke e quajtur këtë të fundit padronin e tij.

“Ftoj çdo shqiptar ditën e diskutimeve në Parlament për imunitetin e Lubi Ballukut të gjithë tek Parlamenti. Parlamenti është i qytetarëve dhe jo i hajnave. Rama tani shkruan me padronin e tij Aleksandër Vuçiç, se nuk ka nevojë të anëtarësohemi me të drejta të plota në BE. Vetëm një armik i shqiptarëve, një tradhtar mund të marrë përsipër të shprehet në këtë mënyrë. Procesi i integrimit në BE, ka disa dimensione, por dy janë dimensionet më të lidhura ngushtë me jetën e tyre. Janë Karta e Kopenhagen pra qytetarit i garantohet e drejta e tij; Por jo thotë ky, tregu i lirë, prisni! Dhe tërhiqet nga ato që quhen arritje të komunitetit, tërhiqet nga standardet që kanë të bëjnë me komunitetin. Padronit të tij Vuçiç padronit të tij Vuçiç, kriteret e Kopenhagen nuk i duhen, sepse ky për të qëndruar në pushtet do vjedhë zgjedhjet e qytetarët. Tradhtinë që i ka bërë kombit shqiptar dhe Kosovës nuk ia ka bërë askush tjetër, pas Enver Hoxhës”, tha Berisha.