
Ministri i Bujqësisë Salla shkruan se ka marrë çmimin “Luani i Artë” në Venecia.
Nuk bëhet fjalë për çmimin më të lartë që jepet në Festivalin e Filmit tëVenecias po për një luan tjetër, atë të dhënë nga komiteti “Leone D’Oro” në Venecia.
Çmimi sipas tij është dhënë për forcimin e marëdhënieve mes Italisë e Shqipërisë.
“Me nder dhe përgjegjësi pranova vlerësimin me çmimin “Luani i Artë”, i akorduar nga Komiteti “Leone d’Oro” i Venecias, në një ceremoni të zhvilluar në ambientet e Senatit të Republikës Italiane. Një vlerësim simbolik për angazhimin institucional dhe për punën e përbashkët në forcimin e marrëdhënieve mes dy vendeve, si dhe në rrugën e afrimit të Shqipërisë me familjen europiane. Çdo arritje ka kuptim vetëm kur përkthehet në më shumë bashkëpunim, më shumë standarde dhe më shumë rezultate për qytetarët. Ky çmim është edhe një simbol i miqësisë së fortë mes Italisë dhe Shqipërisë, një marrëdhënie e ndërtuar mbi respekt, bashkëpunim dhe lidhje njerëzore që i rezistojnë kohës. Ai i përket gjithashtu të rinjve tanë, që me energjinë dhe vizionin e tyre përfaqësojnë të ardhmen e kësaj miqësie. Falënderim i veçantë për familjen time, për mbështetjen dhe qetësinë që më japin çdo ditë për të vijuar punën me përkushtim.” – shkruan Salla.