Vendosni fjalën kyçe....

Zhupa: Hipokrizi të qash për vilën e diktatorit, pasi shkatërrove trashëgiminë



Deputetja e Partisë Demokratike të Shqipërisë dhe kryetare e Komisionit të Kulturës, Ina Zhupa, ka reaguar pas deklaratave publike për vilën e ish-diktatorit Enver Hoxha, e cila u godit me molotovë gjatë protestës së djeshme.

Zhupa akuzoi mazhorancën për hipokrizi, duke theksuar se të njëjtët që, sipas saj, kanë shkatërruar trashëgiminë kulturore të vendit, sot shfaqen të indinjuar për dëmtimin e një simboli të diktaturës. Ajo kujtoi shembjen e Teatrit Kombëtar dhe zhdukjen e objekteve me vlerë historike në Tiranë.

Sipas Zhupës, godina në fjalë nuk është “thjesht një vilë artistike”, por simbol i një regjimi që shkaktoi vuajtje, internime, pushkatime dhe ndarje familjesh, plagë që – sipas saj – mbeten ende të hapura për shumë shqiptarë.

Në reagimin e saj, ajo theksoi se familjet e përsekutuara dhe qytetarët që ndjejnë peshën e tranzicionit nuk mund të qëndrojnë indiferentë ndaj simbolikës së asaj periudhe.

“Te vetmet akte terroriste, siç e cilëson Gonxhe revoltën e qytetarëve, po i bën qeveria që çdo ditë përplaset me qytetarët anembanë vendit, çdo ditë i vjedh, çdo ditë i varfëron”, shprehet Zhupa në deklaratën e saj.