Vendosni fjalën kyçe....

“Shkatërruam 9 anije të rëndësishme të marinës iraniane” – Trump


Presidenti amerikan Trump njoftoi se ushtria amerikane ka shkatërruar 9 anijë të marinës iraniane, disa prej tyre të mëdha e të rëndësishme.

Ai shton se ushtria amerikane është në ndjekje të pjesës tjetër të anijeve të cilat do shjkatërrohen gjithashtu.

“Sapo u informova se kemi shkatërruar dhe fundosur 9 anije të Marinës Iraniane, disa prej tyre relativisht të mëdha dhe të rëndësishme. Ne po gjurmojmë pjesën tjetër. Së shpejti edhe ato do jenë duke pluskuar në fund të detit. Në një sulm tjetër, ne shkatërruam në masë të madhe Shtabin e tyre të Marinës. Përveç kësaj, Marina e tyre po ecën shumë mirë! PRESIDENTI DONALD J. TRUMP.” – shkruan Trump.