
Pas eliminimit nga Liga e Kampionëve, Juventusi i ka përqendruar forcat në Serie A ku mbrëmjen e sotme mori një barazim të rëndësishëm në fushën e një rivali si Roma.
Bardheinjtë bënë një rikthim të frikshëm duke qenë se deri në minutën e 65’ ishin duke humbur 3-1 dhe e shënuan golin e barazimit në minutën e 3’ shtesë.
Pas këtij barazimi, Juventus ndodhet në vendin e gjashtë të renditjes, katër pikë larg Romës së vendit të katërt.