Vendosni fjalën kyçe....

Ilir Proda shkarkohet nga drejtimi i Policisë së Shtetit



Ilir Proda është shkarkuar nga detyra e Drejtorit të Përgjithshëm të Policia e Shtetit, sipas raportimit të BalkanWeb.

Sipas informacioneve, arsyeja e shkarkimit lidhet me mosgarantimin e rendit dhe sigurisë gjatë protestës së opozitës, duke rrezikuar jetën e shtetasve të huaj.

Gjatë protestës u regjistruan tensione pranë Vilës 31, ish-rezidencës së diktatorit Enver Hoxha, ku protestues hodhën molotovë dhe fishekzjarrë, ndërkohë që brenda ambienteve ndodheshin shtetas të huaj. Godina aktualisht funksionon si rezidencë për artistë ndërkombëtarë.

Ndërkohë, bëhet me dije se Sokol Bizhga do të komandohet në drejtimin e Policisë së Shtetit.

Po ashtu, raportohet se nga detyra është shkarkuar edhe drejtori i Policisë së Tiranës, Elton Alushi.