Vendosni fjalën kyçe....

I mori para përmes mashtrimit 24-vjeçares, pranga 41-vjeçarit në Krujë


Specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Krujë, në bashkëpunim me Policinë e Durrës, kanë arrestuar një 41-vjeçar, i dënuar më parë për mashtrim.

Sipas policisë, ai i ka marrë një shtetaseje 24-vjeçare shumën prej 550 mijë lekësh përmes mashtrimit dhe më pas ka aplikuar për kredi në emër të saj në një institucion financiar.

Njoftimi i policisë

Krujë

I mori një shumë parash, një shtetaseje, nëpëmjet mashtrimit, dhe mori kredi në emër të saj, kapet dhe vihet në pranga 41-vjeçari.

41-vjeçari, i dënuar më parë për mashtrim. 

Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Krujë, si rezultat i veprimeve hetimore që u kryen menjëherë pas kallëzimit të një shtetaseje, për një rast mashtrimi, kanë  identifikuar autorin e dyshuar. Në bashkëpunim me shërbimet e DVP Durrës është bërë e mundur kapja dhe arrestimi i autorit të dyshuar, shtetasit:  

-F. Xh., 41 vjeç, banues në Durrës, i dënuar më parë për mashtrim.  

Nga hetimet dyshohet se ky shtetas, më datë 09.02.2026, i ka marrë 550 000 lekë, nëpëmjet mashtrimit, një shtetaseje 24 vjeçe, banuese në Krujë, dhe më datë 24.02.2026, ka aplikuar dhe ka marrë kredi në emër të saj, në një institucion financiar.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme.