Vendosni fjalën kyçe....

Rama shkartis qeverinë, kush janë ministrat e rinj


Kryeministri Rama ka bërë disa ndryshime në qeveri mbrëmjen e sotme. Ndryshimet vijnë pas mbledhjes së grupit të PS-së dhe vetëm pak muaj pas betimit të qeverisë së re të dalë nga zgjedhjet e 11 majit 2025.

Ndryshimet

Belinda Balluku largohet si zv.kryeministre – Zëvendësohet nga Albana Koçiu

Belinda Balluku largohet si ministre e Energjisë dhe Infrastrukturës – Zëvendësohet nga Enea Karakaçi

Albana Koçiu largohet si ministre e Brendshme – Zëvendësohet nga Besfort Lamallari

Elisa Spiropali largohet si ministre e Jashtme – Zëvendësohet nga Ferit Hoxha

Besfort Lamallari largohet si ministër Drejtësisë – Zëvendësohet nga Toni Gogu

Toni Gogu largohet si ministër i Marrëdhenieve me Parlamentin – Zëvendësohet nga Erjona Ismaili

Pirro Vëngu largohet si ministër i Mbrojtjes – Zëvendësohet nga Ermal Nufi

 

  • Ermal Nufi ishte emëruar drejtor i kabinetit të zv.kryeministres Belinda Balluku në gusht 2022.
  • Erjona Ismaili u zgjodh deputete e Sarandës në zgjedhjet e 11 majit.
  • Ferit Hoxha më herët ka mbajtur postin e ambasadorit të Shqipërisë në OKB.
  • Enea Karakaçi ka qenë drejtor i OSHEE-së së fundmi.