Vendosni fjalën kyçe....

“Gjermania kërkoi hetimin e AKSHI-it dhe Porto Romanon u tha Rama deputetëve pasi ikën kamerat” – Bardhi


Kryeministri Rama ka akuzuar Gjermaninë se po punon kunër interesave të Shqipërisë gjatë mbledhjes me grupin e PS-së pas largimit të kamerave, tha deputeti demokrat Gazment Bardhi.

Sipas kreut të grupit parlamentar demokrat, Rama ka deklaruar se Gjermania ka kërkuar hetimin e dosjeve të AKSHI-t dhe atë të portit të ri në Porto Romano.

Bardhi citoi një burimi brenda mbledhjes dhe akuzat e bëra nga kreu i qeverisë.

“Një burim brenda mbledhjes së grupit parlamentar të PS më konfirmon se Rama ka akuzuar qeverinë gjermane se po punon kundër interesave të Shqipërisë. Ka gjetur jo vetëm armikun e brendshëm si SPAK dhe opozitën, por edhe armikun e jashtëm që sipas tij është Gjermania. Rama ka thënë se Gjermania po mbështet drejtësinë shqiptare në hetimet për çështje si AKSHI dhe tenderin e portit të ri në Porto Romano, duke e konsideruar këtë si veprim kundër interesave të vendit.” – tha Bardhi në emisionin “Kjo Javë” në News24.