
Reali i Madridit dhe PSG-ja kanë bërë detyrën në ndeshjet e kthimit duke u kualifikuar në çerekfinalet e Ligës së Kampionëve.
Madrilenët kishin fituar edhe ndeshjen e vajtjes dhe sot fituan gjithashtu dhe tashmë e kanë mendjen nga faza finale. PSG-ja nga ana e saj u ndal në barazim me Monakon megjithatë fitorja në ndeshjen e vajtjes e çon më tej.
Në ndeshjen tjetër, Juventusi ka arritur ta çojë ndeshjen në kohën shtesë pas fitores 3-0 në kohën e rregullt dhe humbjes 5-2 në Stamboll ndaj Gallatasarait në vajtje.