Vendosni fjalën kyçe....

Berisha pas takimit me misionin faktmbledhës të PPE: Zgjedhjet dhe narkoshteti, në qendër të diskutimeve


Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha, zhvilloi sot një takim me misionin faktmbledhës të PPE, ku u diskutua mbi situatën politike dhe zgjedhore në Shqipëri.

Berisha bëri të ditur se në këtë mision morën pjesë përfaqësues të 28 partive simotra europiane dhe se takimi u zhvillua në kuadër të dy rezolutave të PPE-së për Shqipërinë, të miratuara në vitet 2024 dhe 2025, lidhur me procesin zgjedhor.

“Mision faktmbledhës i Partisë Popullore Europiane. Ju e dini që janë dy rezoluta shumë të fuqishme për Shqipërinë, njëra është miratuar në Maltë në vitin 2024, tjetra është miratuar në prill të vitit 2025, për zgjedhjet në Shqipëri dhe ka qenë kërkesa jonë që të ketë një mision faktmbledhës për të parë në vend të gjitha zhvillimet.
U jemi shumë mirënjohës. Kanë ardhur përfaqësues të 28 partive simotra në këtë mision. Për ne është një zhvillim jashtëzakonisht i rëndësishëm.

Lidhur me bisedimet dhe të gjitha problematikat, këto takime funksionojnë mbi rregullin e konfidencialitetit, ndaj dhe unë nuk kam ndërmend të bëj publike bisedimet që u zhvilluan. Natyrisht temë qendrore për një opozitë janë zgjedhjet dhe aty u bë një ekspoze.

 

 

E keni parë ju librin 1500 faqe me mijëra dokumente. U paraqitën gjerësisht. U diskutua për narkoshtetin, por këto që po ndodhin, asgjësimin e sistemit të drejtësisë dhe të gjitha këto. Por unë nuk mund të hyj në detaje dhe nuk kam ndërmend, për arsye sepse është rregulli Chatham House që duhet të zbatohet në këto raste.”