Vendosni fjalën kyçe....

Çahet asfalti në rrugën Tepelenë-Memaliaj (Video)


Asfalti në rrugën Tepelenë – Memaliaj ka pësuar çarje në një pjesë të saj.

Kompania kontraktore ka hedhur bitum si dhe ka vënë sinjalistikën për të orientuar lëvizjen e makinave shkruan TCH.

Çarja e asfaltit vjen pas një sërë problemesh që janë shfaqur në rrugët e vendit muajt e fundit me problemin më të rëndë që është shkaktuar nga shembja e rrugës Elbasan-Librazhd pranë fshatit Dragostunjë.