
Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha, ka denoncuar atë që e cilëson si “krim të rëndë” në aksin Dragostunjë–Përrenjas, duke akuzuar kompaninë ANK për ndërhyrje në shtratin e Shkumbin.
Sipas Berishës, marrja e zhavorrit nga lumi ka sjellë lëvizjen e bazamentit dhe rrëshqitjen e rrugës, duke dëmtuar seriozisht infrastrukturën dhe duke ndikuar në qarkullimin në juglindje të vendit.
Në një postim në Facebook, ai publikoi edhe mesazhin e një qytetari, i cili pretendon se ndërhyrja e kompanisë ka ndodhur dy javë më parë dhe ka shkaktuar rrëshqitjen e tokës në të njëjtin segment.
“Ja si e shembi kompania e ndërtimit rrugën Dragostunjë–Përrenjas, duke marrë zhavorrin e lumit! Denoncoj me forcën më të madhe këtë krim të rëndë që ndëshkoi të gjithë juglindjen e vendit!”, shkruan Berisha.