
Kreu i PD-së Berisha u tha mbështetësve të mbledhur para kryeministrisë se përveç demokratëve, askush nuk e shkul kryeministrin Rama nga zyra.
Ai lëshoi akuza të ashpra ndaj qeverisë dhe kryeministrit dhe qeverisë së tij, teksa e përshkroi qeverinë si e keqja që ka mbërthyer trupin e Shqipërisë.
Ai e cilësoi protestën e 20 shkurtit 2026 si kryengritjen paqësore më të fuqishme që vendi ka përjetuar që nga 20 shkurti 1991.
Berisha tha se Rama e të tijtë janë “organizatë kriminale” dhe pretendoi se veprimet e saj meritojnë ndëshkime të rënda ligjore.
Ndër të tjera kryedemokrati tha se ndaj zv.kryeministres Balluku rëndojnë 9 vepra penale që përbëjnë një dënim prej të paktën 36 vitesh burg.
“Duke thënë të gjitha këto, do u them edhe një gjë tjetër, gjithçka varet nga ne. Edi Ramën nga ajo zyrë nuk e nxjerr përveç nesh. Nuk vjen njeri të na e nxjerrë. Jemi ne. A ka provokim më të rëndë se ai që bën sot? Sot, prokurorët pas 3 muajsh në kundërshtim me ligjin, Kushtetutën dhe çdo gjë, u lejuan të paraqesin kërkesën e tyre. Dhe sot, hajdutët përsëri përkundrejt qëndrimit të deputetëve tanë, njëri nga ata tha, unë abstenoj. Po mirë i thanë këta, absteno ti, jemi 5 me 4 dhe vendimi është i qartë se komisioni kërkon heqjen e imunitetit të saj dhe arrestimit. Pas 5 minutash, Taulant Balla, i cili kur është vetëm me të huajt një fjalë në mbrojtje të saj nuk e thotë, kur është me të tjerët bën avokatin e saj.
Thotë jo, ne nuk jemi dakord me propozimin tuaj. Ai ishte propozimi i prokurorëve. Demokratët po pranonin propozimin e prokurorëve dhe dolën nga komisioni pa votuar. Do pyesim grupin. Por Kushtetuta thotë se vendimin e merr komisioni, jo grupi. Por këta nuk kanë as ligj, as Kushtetutë.
Pra, kush do ia heqë imunitetin asaj? Qytetarët shqiptarë! Të shtunën, në ora 6, e gjithë Shqipëria kundër Edi Ramës, imunitetit të Edi Ramës, për arrestimin e Edi Ramës, për largimin nga pushteti.”