
Një aksident i rëndë rrugor ka ndodhur rreth orës 19:30 në aksin Bajram Curri–Qafë Morinë, në vendin e quajtur Kasaj.
Sipas informacioneve paraprake, automjeti me drejtues shtetasin I. K., 34 vjeç, banues në Tropojë, i cili udhëtonte së bashku me shtetasin R. D., 38 vjeç, ka humbur kontrollin dhe ka dalë nga rruga.
Si pasojë e aksidentit, drejtuesi i mjetit ka ndërruar jetë në vendngjarje, ndërsa pasagjeri ndodhet në gjendje të rëndë shëndetësore dhe po merr asistencë mjekësore.
Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për sqarimin e plotë të rrethanave të aksidentit.