Vendosni fjalën kyçe....

52 persona të shoqëruar pas protestës së opozitës, 17 të arrestuar



Protesta e djeshme e opozitës në Tiranë u shoqërua me tensione dhe përplasje mes protestuesve dhe forcave të rendit.

Sipas të dhënave zyrtare, janë shoqëruar 52 persona, nga të cilët 17 janë arrestuar, ndërsa 35 të tjerë po procedohen në gjendje të lirë.

Gjatë tubimit, protestuesit u përplasën me policinë dhe hodhën molotovë dhe fishekzjarrë në drejtim të efektivëve. Nga ana tjetër, forcat e policisë iu përgjigjën me gaz lotsjellës dhe përdorimin e topave të ujit për të shpërndarë turmën.

Autoritetet vijojnë veprimet procedurale për dokumentimin e plotë të ngjarjes dhe identifikimin e personave të tjerë të përfshirë në aktet e dhunës.