Vendosni fjalën kyçe....

25-vjeçari shqiptar gjendet i vrarë në Itali, dyshohet për larje hesapesh në trafik droge



Një 25-vjeçar shqiptar ka mbetur i vrarë në Itali pas një atentati të mirëorganizuar, njoftojnë autoritetet italiane. Trupi i të riut, identiteti i të cilit nuk është bërë i ditur, u gjet në provincën e Cuneo, pranë qytetit të Torino, në ambientet e një are pranë automjetit të tij.

Grupi hetimor njofton se i riu ka marrë një plumb në kokë, ndërsa dyshohet se vrasja lidhet me larje hesapesh në kuadër të aktivitetit të trafikimit të lëndëve narkotike. Trupi i pajetë u zbulua nga një kalimtar të premten pasdite, i cili telefonoi menjëherë policinë. Në vendngjarje mbërritën karabinierët dhe ekspertët e kriminalistikës.

Autoritetet italiane theksojnë se 25-vjeçari nuk kishte precedent penal në vend. Sipas “La Repubblica”, autopsia është kryer dhe rezultatet priten gjatë kësaj fundjave.

Kryebashkiaku i Komunës Bra shprehu trishtimin për ngjarjen, ndërsa kamerat e sigurisë në zonë pritet të ndihmojnë në zbardhjen e ngjarjes dhe identifikimin e autorëve.