Vendosni fjalën kyçe....

Spiropali reagon pas miratimit të ligjit për Shërbimin e Jashtëm: Instrument thelbësor për diplomacinë shqiptare



Ministrja për Europën dhe Punët e Jashtme, Elisa Spiropali, ka reaguar përmes një postimi në rrjetet sociale pas miratimit të Ligjit të ri për Shërbimin e Jashtëm, pas një seance me diskutime të gjata që zgjatën deri në orët e para të mëngjesit.

Sipas saj, ligji i ri synon forcimin e kapaciteteve diplomatike të vendit, modernizimin e strukturave të shërbimit të jashtëm dhe rritjen e efektivitetit të përfaqësimit të Shqipërisë në arenën ndërkombëtare, në një moment që ajo e cilëson kyç për proceset integruese dhe sfidat gjeopolitike.

“Pas diskutimeve maratonë, në orët e para të mëngjesit, miratuam Ligjin e ri për Shërbimin e Jashtëm, një instrument thelbësor për ta ngritur edhe më tej përfaqësimin e Shqipërisë, në lartësinë e sfidave të kohës”, shkruan Spiropali.