Vendosni fjalën kyçe....

Këlliçi: Qytetarët s’mund të protestojnë me lule, Rama po mbron banditen Balluku


Deputeti i PD-së Këlliçi tha mbrëmjen e sotme se protestat nuk mund të bëhen me buqeta me lule.

Në një deklaratë për mediat demokrati tha se kryeministri Rama po mbron ministren e korruptuar Balluku që është kapur në flagrancë.

“Këtë herë jam këtu jam në rresht të parë siç e premtova. Rama po mbron një banditë si Belinda Balluku e kapur në flagrancë. Tentativa e tij është për të mbrojtur vartësit e korruptuar. Ajo që ka ndodhur me rastin Balluku duhet thënë se kryeministrit nuk i intereson shumë për Ballukun, por për veten e tij. Në rastin e Ballukut unë kam përgëzuar prokurorin e çështjes që ka marrë edhe kërcënim me jetë. Unë e them që jam i qartë me qëndrimet që ne si opozitë kemi mbajtur në raport me opozitën. Aty ku drejtësia vepron të gjitha veprimet hetimore nuk ka rëndësi kush është me rëndësi është që të bëjnë detyrën”, tha ai.