Vendosni fjalën kyçe....

Taulant Ballës i vjen haber nga amerikanët, sidomos për bizneset


Kreu i grupit parlamentar të PS, Taulant Balla, njoftoi se është takuar me të Ngarkuarën me Punë të SHBA-së, Nancy VanHorn, për të diskutuar çështje të sigurisë dhe bashkëpunimit ekonomik.

Balla theksoi se në takim u diskutua edhe për interesin e kompanive amerikane për investime në Shqipëri dhe vlerësoi mesazhet e Sekretarit të Shtetit Marco Rubio mbi partneritetin euro-atlantik, dhënë në Konferencën e Sigurisë në Mynih.

Ai shtoi se Shqipëria mbështet vizionin e Donald Trump për rritjen e shpenzimeve në mbrojtje dhe se vendi do të presë vitin e ardhshëm Samitin e NATO.

Postimi:

Ndërsa nesër në Washington Presidenti Donald Trump mirëpret Kryeministrin Edi Rama dhe aleatë të tjerë në mbledhjen e parë të Bordit të Paqes, u takova sot me të Ngarkuarën me Punë Nancy VanHorn. Temat e diskutimit ishin të shumta dhe produktive.

Jemi krenarë që Shqipëria do të mirëpresë vitin e ardhshëm Samitin e NATO-s dhe mbështesim vizionin e Presidentit Trump për rritjen e shpenzimeve në fushën e sigurisë dhe të mbrojtjes, angazhime të cilat Shqipëria po i përmbush hap pas hapi.

Gjithashtu diskutuam për interesin e kompanive amerikane, partneritetet e drejta ekonomike dhe hapat e hedhura nga autoritetet ekzekutive në inicijimin e një mekanizmi efikas për shqyrtimin e investimeve.

Vlerësova lart mesazhet e Sekretarit të Shtetit Rubio mbi partneritetin e pazëvendësueshëm euro-atlantik në Konferencën e Sigurisë në Mynih.