
Presidenti i SHBA-së Trump ka paralajmëruar disa ndryshime lidhur me votimin në zgjedhjet presidenciale të vitit 2028.
Ai ka sulmuar demokratët lidhur me lejimin e votuesve pa një kartë identiteti dhe pa treguar prova për shtetësinë e tyre amerikane, gjë që sipas tij nuk do lejohet të ndodhë më në zgjedhjet e ardhshme.
Po kështu Trump thekson se nuk do lejohen më votime përmes postës përveç rasteve të veçanta.
“Ne do e miratojmë Aktin për Shpëtimin e Amerikës, në një mënyrë ose në një tjetër, pas miratimit nga Kongresi përmes përdorimit shumë të rregullt të ‘Filibuster’-it.
AKTI PËR SHPËTIMIN E AMERIKËS!
TË GJITHË VOTUESIT DUHET TË TREGOJNË ID (IDENTIFIKIMIN!) E VOTUESIT.
TË GJITHË VOTUESIT DUHET TË TREGOJNË PROVËN E SHTETËSISË PËR TË VOTUAR.
ASNJË VOTIM PËRMES POSTËS (PËRVEÇ RASTEVE TË SËMUNDJES, AFTËSISË SË KUFIZUAR, USHTARAKËVE, OSE UDHËTIMIT!).”
“Ne nuk mund t’i lejojmë më Demokratët t’ia hedhin me MOSKËRKIMIN E ID-së SË VOTUESIT. Këta janë MASHTRUES të tmerrshëm dhe të pasinqertë. Ata kanë lloj-lloj arsyesh se pse kjo nuk duhet të kalojë, dhe pastaj qeshin me të madhe në dhomat e prapaskenave pas prezantimeve të tyre qesharake. Nëse nuk do ishte një çështje aq serioze, do konsiderohej si një TALLJE TOTALE! Moskërkimi i ID-së së Votuesit është edhe më i çmendur dhe më qesharak sesa Burrat që luajnë në Sportet e Grave, Kufijtë e Hapur, ose Transgjinorë për të Gjithë. Republikanët duhet ta vendosin këtë në krye të çdo fjalimi — ËSHTË NJË PIKË QË NUK DUHET HUMBUR PËR RIZGJEDHJEN NË ZGJEDHJET E MESIT TË MANDATIT DHE PËRTEJ! Edhe Votuesit Demokratë pajtohen, 85%, që duhet të ketë ID Votuesi. Janë vetëm “Liderët” Politikë, Humbësit e Korruptuar si Schumer dhe Jeffries, që nuk kanë turp dhe shpjegojnë pse kjo është “raciste” dhe çdo gjë tjetër që mund t’u vijë në mendje. Kjo është një çështje që duhet luftuar, dhe do e luftojmë, TANI! Nëse nuk mund ta kalojmë në Kongres, ka arsye Ligjore pse ky MASHTRIM nuk lejohet. Unë do t’i prezantoj ato së shpejti, në formën e një Urdhri Ekzekutiv. Shpresoj që Gjykata e Lartë ta kuptojë. SHPËTOJMË AMERIKËN! PRESIDENTI DONALD J. TRUMP.”