Vendosni fjalën kyçe....

Del nga paraburgimi princi Andrew, do hetohet në gjendje të lirë


Princi Andrew, vwllai I Mbretit Charles wshtw liruar nga burgu dhe do hetohet nw gjendje tw lirw. Ai u arrestua paraditen e sotme pasi dyshohet për sjellje të pahijshme në zyrë publike.

Ish-princi u fotografua i mbështetur në pjesën e pasme të një automjeti duke u larguar nga stacioni i policisë në Aylsham mbrwmjen e sotme.

Më herët, Mbreti Charles nuk iu përgjigj pyetjeve rreth arrestimit të Andrew-t ndërsa merrte pjesë në një takim në qendër të Londrës.

Mbreti, i cili nuk ishte njoftuar paraprakisht për arrestimin, lëshoi një deklaratë ku thoshte se “ligji duhet të veprojë “.

Arrestimi, i raportuar fillimisht nga BBC, vjen pasi policia tha se po vlerësonin një ankesë mbi ndarjen e pretenduar të materialeve konfidenciale nga ish-princi me të ndjerin Jeffrey Epstein, shkelës i dënuar për krime seksuale.

Andrew, i cili mbush sot 66 vjeç, ka mohuar më parë çdo keqbërje në lidhje me Epstein; ai nuk u është përgjigjur kërkesave të BBC-së për koment mbi akuzat specifike në lidhje me nxjerrjen e miliona dosjeve të Epstein në janar.