
Policia e Shkodrës ka shoqëruar mëngjesin e kësaj të mërkure 6 banorë të Baks-Rrjollit, mes tyre edhe një grua, të cilët protestonin duke i zënë rrugën punonjësve të kompanisë që po ndërton një resort në pronat e tyre.
Efektivët shpërndanë protestuesit e tjerë, duke mundësuar vijimin e punimeve, pavarësisht se më 19 shkurt pritet vendimi i Gjykatës së Apelit Administrativ. Banorët akuzojnë ndërtuesin për shkelje të ligjit dhe protestojnë për të 16-ën ditë me radhë, duke kërkuar ndërhyrje emergjente dhe paanësi nga institucionet e drejtësisë.
Ata paralajmërojnë se, nëse Apeli Administrativ nuk ndalon punimet, do të futen në grevë urie përpara SPAK-ut.