Vendosni fjalën kyçe....

Liga e Kampionëve/ Interit “i merren këmbët”, mundet ndaj Bodo Glimt 3-1


Leverkuseni mundi Olimpiakosin në Pire në ndeshjen e mbrëmjes së sotme dhe shkon i qetë në ndeshjen e kthimit pas një jave në Gjermani. Miqtë fituan 2-0 dhe ekipit grek do i duhet një mrekulli për t’u kualifikuar në çerekinalet e Ligës së Kampionëve.

Rezultati surprizë i mbrëmjes ishte humbja e Interit në Norvegji ndaj Bodo Glimt 3-1. Pas fitores mes polemika ndaj Juves në derbin e fundjavës, zikaltërit morën një goditje të rëndë sot, megjithatë do provojnë përmbysjen në Itali një javë më pas.

Neëcastle është kualifikuar që sot në çerekfinale pas suksesit tenistike 6-1 ndaj azerëve të Karabakut.
Në ndeshjen tjetër të mbrëmjes, Klab Bryzh e Atletiko Madrit u ndanë në paqe 3-3.