Mesfushori i Kombëtares, Ylber Ramadani, shënoi golin e tij të parë në këtë sezon të Serie A, duke ndihmuar Leccen të fitojë 2-0 ndaj Cagliarit.
Me një goditje të bukur me të djathtën, Ramadani dërgoi topin në rrjetë, duke mposhtur portierin Caprile. Pas ndeshjes, mesfushori u vlerësua me notën 7.9.
Ramadani aktivizohet prej tre sezonesh te skuadra e Lecces dhe vazhdon të jetë një nga lojtarët kyç të ekipit.
