
Kosova shënon sot 18-vjetorin e shpalljes së Pavarësisë.
Para objektit të Qeverisë së Kosovës u zhvillua ceremonia solemne e ngritjes së flamurit të Republikës së Kosovës, në përkujtim të 18-vjetorit të 17 Shkurtit 2008.
Në këtë ceremoni morën pjesë krerët më të lartë të shtetit, përfshirë presidenten Vjosa Osmani, kryeministrin Albin Kurti dhe kryetaren e Kuvendit, Albulena Haxhiu.
Aktivitetet për shënimin e Ditës së Pavarësisë pritet të vijojnë gjatë ditës me homazhe, aktivitete kulturore dhe organizime të tjera institucionale.