Vendosni fjalën kyçe....

Dogana e Durrësit bllokon 7.6 ton miell, i skaduar që në prillin e kaluar


Dega e Doganës Durrës ka bllokuar një sasi të konsiderueshme produktesh ushqimore jashtë afateve të përdorimit, gjatë një kontrolli fizik të ushtruar në ambientet e një subjekti tregtar të pajisur me autorizim për përdorimin e Regjimit të Përpunimit Aktiv.

Sipas njoftimit bëhet fjalë për 7.650 kilogramë miell që rezultonte jashtë afatit të përdorimit, referuar datave të skadencës të shënuara në produkt.

Njoftimi:

Dega e Doganës Durrës, gjatë kontrollit fizik në ambientet e një subjekti tregtar të pajisur me autorizim për përdorimin e Regjimit të Përpunimit Aktiv, ka bllokuar mallra që u kishte kaluar afati i përdorimit, referuar datës së skadencës.

Nga punonjësit e doganës është bllokuar:

2.500 kg miell orizi, me datë skadence 01.04.2025

5.150 kg miell për pica, me datë skadence 07.04.2025

Dogana e Durrësit ka nisur procedurat, në bashkëpunim me strukturat e Autoritetit Kombëtar të Ushqimit, në përmbushje të kompetencave përkatëse, deri në asgjësimin e mallit.

 Drejtoria e Përgjithshme e Doganave shpreh angazhimin maksimal për zbatimin e ligjshmërisë dhe nxit operatorët ekonomikë për respektimin e detyrimeve, me qëllim garantimin e sigurisë dhe mbrojtjes së shtetasve.