Vendosni fjalën kyçe....

Berisha: Amendamenti Rama-Lubia synon t’u japë ministrave dhe kryeministrit mbrojtjen që Kushtetuta nuk ia ka dhënë


Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha, ka kritikuar ashpër ndryshimet ligjore të propozuara nga Partia Socialiste, duke i cilësuar si një përpjekje për të shpëtuar nga pezullimi ministrat, zëvendëskryeministrin dhe kryeministrin.

Sipas Berishës, Rama ka paraqitur një amendament antikushtetues, me të cilin kërkon t’u japë mbrojtje funksionarëve të lartë që, sipas tij, Kushtetuta nuk ua njeh.

Rama duhet të japë dorëheqjen. Në një akt anti kushtetues ka paraqitur amendamentin Rama-Lubia me të cilin kërkon t’i japë ministrit, zv kryeministrit dhe kryeministrit, mbrojtjen që Kushtetuta nuk ia ka dhënë.

Ka një parim themelor të sanksionuar në frymën dhe gërmën e Kushtetutës, sipas të cilit, për funksionet kushtetuese.

Nuk e bën dot ligji atë që nuk e ka bërë Kushtetuta.

Kushtetuta mbron institucionin dhe funksionet e tij.

Në asnjë nen nuk tenton të mbrojë me mos pezullim, as kryeministrin.

Pra Edi Rama kërkon të shkelmojë jo vetëm frymën e Kushtetutës por edhe vendimin e Gjykatës Kushtetuese.”