
Deputetja e Partia Demokratike e Shqipërisë, Jorida Tabaku, gjatë diskutimeve në Komisionin e Reformës Territoriale, nënvizoi se në këtë fazë përgjegjësia kryesore e komisionit është miratimi i projekt-kalendarit të punës, dhe jo aprovimi i menjëhershëm i dokumentit në formën aktuale.
Sipas saj, çdo amendament duhet të shqyrtohet dhe të miratohet përmes vendimeve të posaçme, duke shmangur përshpejtimin e procesit. “Nuk duhet të nxitojmë për ta kaluar dokumentin siç paraqitet sot, por fillimisht të miratojmë projekt-kalendarin”, deklaroi Tabaku.
Ajo shprehu gjithashtu rezerva lidhur me funksionin e sekretarit të komisionit, duke theksuar se roli i tij është i përcaktuar qartë nga Parlamenti dhe konsiston në koordinimin e punës me sekretariatet teknike si dhe me dy bashkëkryetarët.
Në vijim, deputetja sugjeroi që në kuadër të kalendarit të punës të evidentohen në mënyrë të qartë aktet ligjore bazë që do të kërkojnë ndërhyrje apo ndryshime.
Sa i takon sondazhit publik, ajo bëri të ditur se është kërkuar një rishikim, ndërsa për çështjen e afateve theksoi se procesi nuk duhet të shoqërohet me qasje populiste.
“Qoftë në shkurt apo në mars, ne jemi këtu. Është e domosdoshme të krijojmë hapësirën e nevojshme për një proces serioz dhe gjithëpërfshirës”, u shpreh Tabaku.
Detyrimi i këtij komisioni sot është për të miratuar pr.kalendarin e punës. Amendamentet do të kalojnë me vendime të veçanta. Ne të mos nxitohemi që të kalojmë dokumentin siç është sot, por të kalojmë pr.kalendarin. Kisha disa shqetësime për punën e sekretarit. Parlamenti e ka të përcaktuar funksionet e sekretarit. Ai koordinon punën me sekretariatet teknike, dhe mes dy bashkëkryetarëve. Propozimet që kisha për kalendarin; duhet të identifikojmë ligjet bazë që do të ndryshojnë dhe në rastin e sondazhit publik, kemi kërkuar një ndryshim. Për datën mos të bëjmë populizëm. A bëhet brenda shkurtit apo marsit, ne këtu jemi. Kemi nevojë për të lënë hapësirën e duhur.”