Vendosni fjalën kyçe....

Rama: Pezullimi i Ballukut cenon funksionin e ministrisë, jo individin


Edi Rama ka komentuar në mbledhjen e grupit parlamentar të PS rastin e Belinda Ballukut, duke e cilësuar të papranueshëm pezullimin nga detyra të një ministri pa nisur ende gjyqi.

Rama tha se vendimi për pezullim cenon jo personin, por funksionin dhe institucionin që ai drejton.

Sipas tij, kur pezullohet një ministër, bllokohet puna e gjithë ministrisë, pasi ajo nuk mund të përfaqësohet dhe të marrë pjesë normalisht në vendimmarrjen e Këshillit të Ministrave.

“Mendoj që boshllëku është në trutë e atyre që si dhanë drejtim, bazuar në frymën e kushtetutës dhe në modelin demokratik të ndarjes së pushteteve, jo në të gjithë europën, por në të gjithë planetin.

Nuk është nevoja të jetë çdo gjë e shkruar në germën e ligjit, nëse në frymën e kushtetutës janë të qarta orientimet për të gjithë ata që jetojnë nën atë kushtetutë.

Ajo që e bën skandaloz, të pajustifikueshëm dhe të papranueshëm pezullimin nga një prokuror dhe gjykatës në një seancë paraprake pa nisur gjyqi për një anëtar të kabinetit qeveritar, është fakti se pezullimi nuk cenon personin, i cili prezumohet që është në proces hetimi.

Pezullimi cenon funksionin. Të gjithë ato funksione që solli Manja si pjesë e grupi nismëtar për këtë ndryshim, janë funksione që nuk ushtrohen dot pa personin.

Kur pezullohet një ministër, nuk pezullohet thjesht vajtja në punë e një individi, por pezullohet puna e një institucioni.

Ajo ministri s’ka kapacitet të propozojë asgjë në Këshillin e Ministrave, se nuk përfaqësohet nga personi i ngarkuar si përfaqësues si vullnetit kushtetues”, tha Rama.