
Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha, ka reaguar pas prezantimit të ndryshimeve ligjore në grupin parlamentar të PS, që lidhen me imunitetin e zyrtarëve të lartë shtetërorë.
Berisha e cilësoi aktin si “më të rëndin, kriminal dhe poshtërues ndaj qytetarëve shqiptarë”, duke akuzuar kryeministrin Edi Rama dhe qeverinë se vendosin veten mbi ligjin dhe mbrojnë sistemin e korrupsionit.
“Ky është akti më i rëndë dhe kriminal e poshtërues ndaj qytetarëve shqiptarë, që Rama guxon të marrrë. Me këtë akt të pa shembullt Rama u thotë shqiptarëve se personalisht ai dhe organizata e tij kriominale qendrojnë mbi ligjin, mbi çdo gjë tjetër në këtë vend dhe nuk mund të hetohen.
Do ju vjedhin e ju kanë vjedhur.
Ky është morali dhe e vërteta e këtij amendamenti që ata paraqesin sot.
Kjo është goditja më e rëndë që i bëjnë aspiratave të shqiptarëve, shtetit ligjor dhe mbrojtja më e rëndë e sistemit të korrupsionit që kanë vendosur.
Pas anulimit me ligj të këtij funksioni të Prokurorisë Speciale, prokurorëve nuk i mbetet gjë tjetër veç imuniteti, që tashmë i mbetet në dorë Ramës.”