Vendosni fjalën kyçe....

Zgjidhet sot kreu i degës së PD-së në Lezhë


Po zhvillohet sot procesi zgjedhor për drejtimin e degës së PD në Lezhë, ku anëtarësia do të votojë për zgjedhjen e kryetarit të ri të strukturës lokale.

Në garë janë tre kandidatë: Donika Ndoj, Paulin Marku dhe Salvator Kaçaj.

Gjatë ditëve të fundit, kandidatët kanë zhvilluar takime me strukturat dhe anëtarët e partisë në Lezhë, ku kanë prezantuar platformat dhe prioritetet e tyre për organizimin, ristrukturimin dhe forcimin e partisë në nivel vendor.

Në fushatën e brendshme është vënë theksi te rritja e angazhimit të anëtarësisë, zgjerimi i partisë me prurje të reja, si dhe përgatitja për sfidat e ardhshme elektorale.

Procesi i votimit pritet të vijojë gjatë gjithë ditës, ndërsa rezultatet do të shpallen pas përfundimit të numërimit të votave.