
Me tensione e përplasje fizike në fund të ndeshjes u shoqërua përballja mes Vllaznisë e Elbasanit në Shkodër, ndeshje e fituar nga shkodranët 2-1.
Pas golit të Balajt në pjesën e parë, elbasanllinjtë barazuan në minutën e 80’ dhe u duk se gjithçka po shkonte drejt barazimit. Megjithatë Vllaznia arriti të gjejë golin e fitores në minutën e 5’ shtesë.
Vllaznia mban kreun e renditjes dhe këtë sezon po paraqitet bindshëm. Elbasani po bën gjithashtu në kampionat të mirë duke u renditur në vendin e tretë.