Vendosni fjalën kyçe....

Trump premton 5 miliardë dollarë ndihmë për Gazën nga anëtarët e Bordit të Paqes


Anëtarët e Bordit të Paqes të Presidentit Donald Trump janë zotuar tw japin më shumë se 5 miliardë dollarë ndihmë për Gazën, njoftoi presidenti të dielën.

Trump e bëri njoftimin në Truth Social, duke thënë se financimi do të zotohet zyrtarisht gjatë një takimi më 19 shkurt në Uashington, D.C.

Bordi i Paqes u hartua në janar dhe aktualisht përfshin rreth 20 vende.

“Më 19 shkurt 2026, unë do bashkohem përsëri me Anëtarët e Bordit të Paqes në Institutin e Paqes Donald J. Trump në Uashington, D.C., ku do të njoftojmë se Shtetet Anëtare kanë zotuar më shumë se 5 MILIARDË DOLLARË drejt përpjekjeve për Rindërtimin e Gazës.” – shkroi Trump.

Izraeli iu bashkua zyrtarisht Bordit të Paqes javën e kaluar përpara takimit të kryeministrit Benjamin Netanyahu me Trump në Shtëpinë e Bardhë.

Udhëheqësit nga 17 vende morën pjesë në ceremoninë fillestare të nënshkrimit të kartës së Bordit të Paqes për Gazën në Davos, Zvicër, në fund të janarit, duke përfshirë presidentë dhe zyrtarë të tjerë të lartë qeveritarë nga Amerika Latine, Evropa, Lindja e Mesme dhe Azia Qendrore e Juglindore, shkruan Fox.

Një pjesë e vendeve të tjera u ftuar gjithashtu nga Shtëpia e Bardhë për t’u bashkuar, duke përfshirë Rusinë, Bjellorusinë, Francën, Gjermaninë, Vietnamin, Finlandën, Ukrainën, Irlandën, Greqinë dhe Kinën, ndër të tjera. Polonia dhe Italia deklaruan të mërkurën se nuk do bashkohen.