Vendosni fjalën kyçe....

Pezullohet qarkullimi në aksin Qafë Thore-Theth, rrezik nga ortekët e dëborës


Qarkullimi i automjeteve është pezulluar në aksin rrugor Qafë Thore – Theth për shkak të rrezikut të lartë nga ortekët e dëborës, si pasojë e përkeqësimit të kushteve atmosferike.

Autoritetet bëjnë me dije se segmenti do të mbetet i bllokuar deri në një njoftim të dytë, ndërsa për arsye sigurie ndalohet kalimi i të gjitha mjeteve, përfshirë edhe borëpastrueset.

 

 

Njoftimi zyrtar:

Bazuar në analizën e riskut dhe pas komunikimit me inxhinierët e firmës kontraktore për mirëmbajtjen e rrugës, dhe ARrSh-në, në segmentin rrugor “Qafë Thore – Theth”, për shkak të rrezikut nga ortekët e dëborës si pasojë e kushteve të përkeqësuara atmosferike, nuk do të lejohet qarkullimi i automjeteve, pasi rrezikshmëria është e lartë.

Ky segment rrugor do të mbahet i bllokuar deri në një moment të dytë. Për arsye sigurie, qarkullimi do të qëndrojë i mbyllur për të gjitha automjetet, përfshirë edhe mjetet borëpastruese, pasi zona paraqet rrezik të lartë për kalim.

U bëjmë thirrje drejtuesve të mjeteve të respektojnë sinjalistikën, të shmangin këtë aks dhe të ndjekin njoftimet zyrtare për përditësime të mëtejshme.