Vendosni fjalën kyçe....

Berisha: Rama mund të shkojë në SHBA, por shkon hajdut dhe kthehet hajdut



Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha, deklaroi gjatë një bashkëbisedimi me qytetarët në rrjetet sociale se kryeministri Edi Rama mund të udhëtojë drejt Shteteve të Bashkuara të Amerikës më 19 shkurt, për një takim në kuadër të nismës së “Bordit të Paqes”, të ndërmarrë nga presidenti amerikan Donald Trump.

Berisha u shpreh se, nëse Rama merr pjesë në këtë takim, “shkon hajdut dhe kthehet hajdut”, duke e cilësuar atë si drejtues të një “organizate kriminale”.

Gjatë deklaratës së tij, Berisha foli edhe për çështjen e zëvendëskryeministres Belinda Balluku, duke pretenduar se Rama nuk po mbron atë, por veten e tij. Sipas tij, kryeministri kërkon të ndryshojë ligjin për të shmangur përgjegjësinë personale.

Berisha shtoi se në nismën e “Bordit të Paqes” është e ftuar Shqipëria si shtet, por, sipas tij, përfaqësimi i vendit bëhet nga një kryeministër që ai e akuzon për lidhje me korrupsionin.