Vendosni fjalën kyçe....

Berisha: Për Bashën dhe Salianjin nuk mund të bëhet fjalë, nuk kanë asgjë të përbashkët me PD-në



Kreu i PD, Sali Berisha, ka sulmuar ish-deputetin Ervin Salianji, duke deklaruar se ai nuk ka asnjë lidhje me Partinë Demokratike.

Gjatë një bashkëbisedimi me qytetarët në rrjetet sociale, i pyetur nëse mbështetësit e Lulzim Basha dhe Salianjit do të lejohen të votojnë në parti, Berisha tha se procesi i nisur me moton “Për një PD më të hapur, më të fortë, më të bashkuar” është finalizuar dhe ka sjellë bashkimin e demokratëve mbi bazën e kontributit.

Megjithatë, ai bëri një ndarje të qartë për Bashën dhe Salianjin. “Nuk bëhet fjalë këtu për Bashën dhe pasardhësin e tij Salianji. Për këta nuk mund të bëhet fjalë, sepse këta janë fatkeqinj. Njerëz të përdorur në shkallë ekstreme nga Edi Rama. Nuk kanë asgjë të përbashkët me PD-në, as njëri as tjetri,” u shpreh Berisha.