Vendosni fjalën kyçe....

Berisha: Engjëll Agaçi është pjesë e mafies më të rrezikshme të Ballkanit



Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha, reagoi për herë të parë pas largimit të Engjëll Agaçit nga posti i Sekretarit të Përgjithshëm të Kryeministrisë, duke e cilësuar atë si pjesë të “mafies më të rrezikshme të Ballkanit”.

Gjatë bashkëbisedimit me qytetarët në rrjetet sociale, Berisha tha se Agaçi kishte zhvilluar “veprimtari mafioze kundër Shqipërisë dhe Italisë” dhe shprehu besimin se do të mbahej përgjegjës para ligjit në të dy vendet.

Ai gjithashtu kritikoi Vali Bizhgën, duke e akuzuar për pazare dhe përfshirje në procedurat e punimeve të Bypassit të Fierit, duke shtuar se “të dy janë minj që ikin kur mbytet anija, por ligji do të jetë i pamëshirshëm për të dy”.

Berisha përshkroi veprimet e Agaçit dhe Bizhgës si “shkelje të qarta të detyrave” dhe theksoi rëndësinë e drejtësisë për zbulimin e përgjegjësive.