
Banorët e Rrjollit kanë protestuar edhe sot në lidhje me projektin për ndërtimin e një resorti luksoz në zonë. Pas tubimit përpara Kuvendit dhe Prokurorisë së Posaçme, ata janë rikthyer në Velipojë për të shprehur kundërshtimin e tyre ndaj ndërtimit.
Gjatë protestës ka ndodhur edhe një përplasje mes banorëve dhe forcave të rendit, kur disa protestues u ulën në rrugë për të bllokuar automjetet e punëtorëve.
“Punëtorë ju, punëtorë ne; me gjak ju, me gjak ne,” deklaruan banorët, duke shtuar se janë të gatshëm të japin edhe jetën për tokën e të parëve.
“Do të vdesim këtu për tokën tonë dhe të gjyshërve,” u shpreh një nga pjesëmarrësit në protestë.