Vendosni fjalën kyçe....

Spiropali e ftuar nderi në Opera Ball në Vjenë: Respekt dhe vlerësim për Shqipërinë



Ministrja Elisa Spiropali ka marrë pjesë si e ftuar nderi në Opera Ball, i zhvilluar në Vienna State Opera, nën patronazhin e Presidentit Federal të Austrisë, Alexander Van der Bellen.

Spiropali bëri të ditur përmes një postimi në Facebook se ishte e ftuar me ftesë të posaçme të Ministres Federale për Punët e Jashtme të Austrisë, Beate Meinl-Reisinger.

Sipas saj, ftesa në emër të Shqipërisë në këtë event tradicional, që daton që nga shekulli XVIII, përbën një instrument të fuqishëm të diplomacisë kulturore dhe një tregues të respektit e vlerësimit që Austria ka ndaj Shqipërisë si mike dhe aleate.

“Ftesa e nderit në emër të Shqipërisë në këtë event tradicional që daton nga shek. XVIII, instrument i fuqishëm i diplomacisë kulturore, është tregues i respektit, besimit dhe vlerësimit me të cilin miqtë austriakë shohin dhe trajtojnë Shqipërinë si pjesë e natyrshme e miqësive dhe aleancave të tyre”, shprehet Spiropali në postimin e saj.